Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi është kapur me një sasi droge, e cila nëse do të hidhej në treg kapte vlerën e 250 mijë Eurove.

Shqiptari identitetit i të cilit nuk bëhet i ditur jetonte në Pisa, Itali. Ai është ndaluar teksa ka qenë duke udhëtuar me automjetin tip “Fiat” në Versilia dhe sapo ka parë policinë ka shtuar shpejtësinë në mënyrë që të shmangte karabinierët, por këta të fundit bënë të mundur ndalimin e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar policia ka gjetur një sasi prej 20 kilogramë kanabis. Shqiptari ka pasur në automjet dhe një qen Pit Bull, por karabinierët nuk u dekurajuan, pasi njëri prej tyre ishte i trajnuar.

Gjithashtu përveç drogës në makinë u gjet dhe një 1 kg amnezi, e cila nëse konsumohet shkakton probleme serioze në tru.

/tvklan.al