Martin shkreli

Shqiptari 32 – vjeçar, Martin Shkreli, i etiketuar si “njeriu më i keq i SHBA-së”, pas vendimit për rritjen e çmimit të ilaçit kundër SIDA – s, ai synon të bëjë të njëjtën gjë me medikamentin, që lufton sëmundjen e Çagasit. Është një infeksion parazitar dhe shkakton komplikacione të rënda në zorrë, zemër, madje të shkaktojë edhe vdekjen.

Në Amerikën Latine, sëmundja prek 8 milionë persona, por kohët e fundit rastet janë regjistruar nga Florida në Teksas të SHBA – së. Siç shkruan prestigjozja amerikane “New York Times” Martin Shkreli ka siguruar shumicën në bordin e kompanisë Kalo/Bios Farmaceuticals, për të treguar ekskluzivisht për pesë vitet e ardhshme në SHBA,benz/nidazolin, molekulën përbërëse të ilaçit, që përdoret në Amerikën Latine kundër “insektit të puthjes”.

Ilaçi i ngjashëm në SHBA nuk është miratuar nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve, por Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po ua shpërndajnë falas në formë eksperimentale 300 mijë të prekurve, çdo vit.

Në Amerikën Latine, benz/nidazole kushton nga 50 në 100 dollarë për dy muaj trajtime. Burime te cituar nga “New York Times” thonë se Martin Shkreli ka thënë se kompania e tij me miratimin e Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve, kërkon të vendosë një çmim të ngjashëm me atë të sofos/buvirit që trajton hepatitin C, dhe në SHBA, cikli i kurimit mund të shkojë nga 60 -100 mijë dollarë.

Tv Klan