Armir Harris, një biznesmen shqiptar, i cili jeton në Amerikë dhe merret atje me transportimin e njerëzve që kanë qenë në karantinë në Kinë tregoi për emisionin “Opinion” se situata është e vështirë.

Sipas tij, virusi mbijeton për orë edhe në materiale. Ai theksoi se nëse dy njerëz e kanë virusin, patjetër që janë infektuar edhe të tjerë, por nuk janë gjetur.

“Kjo situatë është e vështirë se simptomat nuk tregohen për ditë. Virusi mbijeton në materiale për orë. Nëse në Shqipëri dy njerëz e kanë virusin, s’ka mënyrë që janë vetëm ata të dy. Patjetër që e kanë dhe të tjerë edhe nuk janë gjetur”, tha Harris.

Harris tregoi se autoritetet amerikane i ndryshojnë ditë për ditë planet për luftën ndaj COVID-19, për shkak se mësojnë gjëra të reja për sëmundjen.

“Është një virus shumë i zgjuar”, tha ai.

Harris u shpreh se ka patur raste në Amerikë që nuk janë infektuar edhe përse kanë qenë në “zonat e kuqe”.

“Kemi pasur shumë që nuk janë infektuar. Kanë shumë që nuk kanë simptoma. Nuk kuptohen që kanë virusin apo jo”, tha ai./tvklan.al