Një shqiptar është dënuar me 12 vite burg nga drejtësia britanike. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Suad Sufaj, i cili është ndalur nga policia më 26 Shtator të vitit të kaluar.

Atij iu gjet dhe sekuestrua në banesë dhe në makinë një sasi prej  9.5 kg kokainë, vlera e së cilës arrite në  gati 1 milion Dollarë. Suad Sufaj 26 vjeç, u ndalua nga policia ndërsa udhëtonte me makinë përgjatë rrugës Boëes Road, në Enfield, në veri të Londrës.

Shqiptari u deklarua fajtor për tregtim të lëndës narkotike dhe u dënua nga një gjykatë në Britani. Pas dënimit të tij Sufaj do të deportohet drejt Shqipërisë.

/abcnews.al