Një shqiptar ka humbur jetën gjatë një grabitje të armatosur në Brazil. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës në qytetin brazilian të Fortaleza. Viktima është Alban Gropcaj 28 vjeç, i cili ishte së bashku me një shtetas italian, Guido Bertola, kur ranë pre e grabitjes, raporton “La Stampa”.

Në momentin që ata kishin dalë nga një lokal dhe po hipnin në makinë, u sulmuan nga disa persona me dy motorçikleta. Autorët, nën kërcënimin e armës, u kërkuan atyre paratë. Shqiptari ishte i pari që reagoi dhe refuzoi t’u jepte paratë.

Por njëri prej autorëve nuk hezitoi të përdorte armën dhe e qëlloi duke i marrë jetën. Kurse, italiani Guido Bertola pësoi lëndime të vogla dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ky i fundit është pronar i një zdrukthtarie dhe së bashku me punëtorin shqiptar besohet se kishin shkuar në Brazil për një udhëtim pune.

/tvklan.al