Një i ri me origjinë shqiptare është arrestuar për herë të dytë në Angli. Mediat britanike shkruajnë se B.Mustafa, 26 vjeç, është arrestuar ndërsa bënte punën e një kopshtari… kanabisi.

Ai u gjet mes 130 bimëve narkotike në një fabrikë kanabisi në Scunthorpe vetëm disa muaj pasi ishte liruar nga qelia për të njëjtën vepër penale.

Shqiptari pritet të dënohet me një vit burg, por për shkak të konvertimit me kohën e qëndrimit në paraburgim, pritet të lihet i lirë brenda pak kohësh.

Para autoriteteve ai u shpreh se kishte vetëm tre ditë që punonte si kopshtar dhe se nuk kishte lidhje me grupin e trafikantëve.

Ndërkaq gjykatësi i çështjes nuk i ka kursyer ironitë, ndërsa i është drejtuar duke i thënë se herë tjetër duhet të jetë pak më i kujdesshëm kur kërkon punë.

Paralajmërimi për 26-vjecarin shqiptar ishte se nëse do të kapet sërish në vepra penale, dënimi do të jetë më i ashpër. /tvklan.al