Shqiptari në Francë dërgon video: Si paraqitet situata në vendin ku ndodhi sulmi terrorist

Shqiptari në Francë dërgon video: Si paraqitet situata në vendin ku ndodhi sulmi terrorist

10:38 29/10/2020

Tvklan.al publikon pamje nga vendngjarja në qytetin e Nice në Francë, ku mëngjesin e sotëm ndodhi një sulm i dyshuar terrorist.

Një qytetar shqiptar që jeton në Nice ka dërguar pranë redaksisë tonë pamje nga vendi ku ndodhi sulmi. Sikurse shihet në video, policia ka rrethuar zonën dhe nuk lejon kalimin e qytetarëve deri në përfundim të hetimeve.

Edhe kryebashkiaku i Nice u ka bërë thirrje banorëve që të shmangin kalimin në këtë zonë.

Sipas informacioneve, një person hyri në kishën e Notre Dame dhe goditi me thikë disa qytetarë. Tre prej tyre mbetën të vdekur, ndërsa disa të tjerë janë të plagosur. Mediat franceze raportojnë se një prej viktimave është grua, të cilës i është prerë koka.

Ndërkohë që autori është arrestuar. Ai është i plagosur pasi u qëllua nga forcat e policisë. Autoritetet franceze janë duke e hetuar këtë ngjarje si sulm të dyshuar terrorist.

Disa ditë më parë, një sulm i ngjashëm ndodhi në Paris. Një mësuesi iu pre koka me thikë nga një person i dyshuar i radikalizuar, pasi u kishte treguar më parë nxënësve karikatura të Profetit Muhamed. /tvklan.al



Të ngjashme