Një video humoristike na vjen nga Greqia, e cila është gjithashtu nën diktatin e motit të keq dhe reshjeve të dëborës. Në Evia, që është një nga zonat e mbuluara nga bora, një shqiptar ka sfiduar temperaturat dhe kushtet e motit.

Në një video që ai ka publikuar vet në rrjetin e tij social, i riu shqiptar ka ndaluar makinën dhe është hedhur në borë duke u zhytur me kokë. I veshur vetëm më rroba banjo, ai madje ka qëndruar për disa çaste në dëborë dhe më pas është larguar.

/tvklan.al