Një 40-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi pasi është përplasur për vdekje nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në Selanik në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas policisë greke, shqiptari u përplas nga një makinë e drejtuar nga një 20-vjeçar. Identiteti i viktimës nuk është bërë me dije. 40-vjeçari ndërroi jetë menjëherë për shkak të plagëve të rënda. Policia e Selanikut ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.

/tvklan.al