Një 48-vjeçar, shqiptar nga Kosova, ka humbur jetën në Itali në një aksident në punë. Mediat italiane raportojnë se viktima është Zyber Curri, i cili prej shumë vitesh jetonte në shtetin fqinj, në zonën e Edolo.

Ai punonte në një kompani në Sondrio dhe ishte duke transportuar disa materiale, kur humbi ekuilibrin dhe u rrëzua nga disa metra lartësi. Fatkeqësisht për të nuk mund të bëhej më asgjë. Prokuroria italiane ka hapur një hetim për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti në punë. Ndarja e tij nga jeta ka shokuar familjarët e tij.

Sipas mediave lokale, Zyber Curri la pas gruan dhe 4 fëmijët. 48-vjeçari ishte një person i njohur dhe i respektueshëm në komunitetin ku banonte që prej viteve ’90. /

tvklan.al