Mosmarrëveshja që nisi në një piceri përfundoi me një të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Romë të Italisë mbrëmjen e së dielës, ku një shqiptar u përfshi në sherr me një 27-vjeçar italian.

Pas konfliktit verbal, 23-vjeçari shqiptar goditi me thikë italianin duke e lënë të plagosur. Në vendngjarje shkuan menjëherë karabinierët të cilët arrestuan 23-vjeçarin shqiptar.

Në polici u shoqëruan edhe 4 italianë e 2 shqiptarë të tjerë të cilët ishin përfshirë në sherr. Ndërkohë, i plagosuri u dërgua në spital dhe gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën. /tvklan.al