Një shqiptar, i cili vrau me thikë një grua në banesën e tij, pranoi krimin sot pas një viti e gjysmë të procedimeve ligjore.

Arben Rexha, 32 vjeç, goditi me thikë në fyt 25-vjeçaren Elidona Demiraj në Jessop Court në Graham Street, Islington, në veri të Londrës, më 31 Janar 2016.

Fqinjët dëgjuan ‘britma të forta’ dhe zhurma përpara se Demiraj të gjendej natën pasardhëse me plagë të shkaktuara nga mjeti i ftohtë.

Mjekët luftuan për ta shpëtuar, por ajo nuk mundi dot të mbijetonte.

Demiraj, e cila jetonte në një pallat pranë autorit, kishte shkuar në Britani të Madhe nga Shqipëria vetëm tre muaj para vdekjes së saj.

Babai i saj, Halil Demiraj, përkujtoi vdekjen e vajzës së tij në gjykatën e Islingtonit dhe tha se familja e tyre ishte e

‘privuar nga dashuria, lumturia dhe buzëqeshja e saj e ëmbël që për 25 vjet kurrë nuk e la fytyrën e saj’

pasi vajza e tyre u largua nga jeta në kulmin e rinisë së saj.

Pasi vdiq, fqinjët mbajtën një manifestim të heshtur jashtë banesës së saj dhe komuniteti shqiptar në Londër mblodhi 3.000 paund, në mënyrë që trupi i të ndjerës të mund të kthehej në shtëpi.

Rexha, një shtetas shqiptar që besohet të ketë jetuar në Britani për 16 vjet, u paraqit në Old Bailey për t’u deklaruar fajtor për vrasje me paramendim.

Ai duhej të dënohej, por gjyqtari e shtyu seancën për gjashtë javë të tjera për të lejuar përgatitjen e një raporti të mëtejshëm psikologjik.

Ai së pari u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës në Highbury, i akuzuar për vrasje më 2 Shkurt 2016.

Gjyqtari Cooke QC i tha Rexhës: “

Unë mund të dënoj vetëm në bazë të çështjeve që janë të provuara.

Rexha u rikthye në paraburgim me urdhër të gjykatës deri në seancën e ardhshme më 15 Dhjetor./tvklan.al