Shqiptari që u hodh nga tarraca del para gjykatës në Britani

Posta

Shqiptari që u hodh nga tarraca del para gjykatës në Britani

18:47 02/10/2019

Një operacion i zhvilluar nga policia e West Yorkshire në një ambient në Halifax zbuloi një fermë masive kanabisi që do t’i kishte sjellë trafikantëve mbi 1 milionë paund përfitime.

Dhe për të ruajtur mbi 600 bimët e kanabisit që ndodheshin në këtë ambient, në krye ishte një shqiptar. 38-vjeçari D.Hoxha u përpoq që t’i ikte oficerëve të policisë. Ai u hodh nga tarraca, por përfundoi duke thyer këmbën.

Hoxha, i cili kishte shkuar ilegalisht në Britani, u dënua me 30 muaj burg, pasi një gjykatës u njoh me detajet sesa i sofistikuar ishte i gjithë sistemi i ngritur nga trafikantët në një holl eventesh në Halifax, në Bedford Street.

Prokurori Michael Smith zbuloi para gjykatës së Bradford se oficerët e kishin bastisur ndërtesën më 30 Maj të këtij viti dhe i zbuluan bimët e kanabisit të shpërndara në disa kate.

Të total, oficerët sekuestruan 621 bimë kanabisi. E gjithë ndërtesa ishte pajisur me sistemin e nevojshëm për kultivimin e drogës.

Smith tha se Hoxha kishte ikur me shpejtësi në tarracë kur policia arriti, por përfundoi në pranga pasi ra në një shkurre aty pranë.

Pasi të shlyejë dënimin për kultivim kanabisi, shqiptari përballet me deportimin nga Britania.

Teksa dha dënimin për 38-vjeçarin gjykatësi tha: “Erdhe këtu ilegalisht, në mënyrë që të bëje para për familjen tënde. Kjo është diçka për t’u vlerësuar nga njëra anë, por nga ana tjetër, ta bësh këtë duke punuar për trafikantë droge është e papranueshme.”/tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi