Shqiptari që vendos për Malin e Zi: Tërheqim mbështetjen nëse qeveria shkel marrëveshjen


Shqiptari që vendos për Malin e Zi: Tërheqim mbështetjen nëse qeveria shkel marrëveshjen

23:26 10/09/2020

Kryetari i Lëvizjes Ura në Malin e Zi, Dritan Abazoviç, shqiptari që ka përcaktuar marrjen e pushtetit nga ana e opozitës pas zgjedhjeve ku humbi partia e Gjykanivicç, ka folur për emisionin “Opinion” në Tv Klan për qeverinë e re.

I pyetur nga Blendi Fevziu nëse qeveria e krijuar nga opozita pro-serbe në Mal të Zi, shkel marrëveshjen e firmosur mes tyre, Abazoviç është shprehur se do të largohen nga koalicioni.

Sipas tij, 3 janë prioritetet kryesore të qeverisë; lufta kundër korrupsionit, rruga drejt Bashkimit Europian dhe ekonomia.

-Nga do të shkojë vota juaj?

“Vota ime do të shkojë drejt Perëndimit, drejt BE”.

-Perëndimi ka mbështetur Gjukanoviçin në raport me opozitën.

“Perëndimi ka mbështetur edhe Gadafin, edhe Mubarakun, Perëndimi mbështet aty ku ka interesin e vetëm, por Perëndimi mbështet edhe ndryshimin. Marrëveshjen si e kemi nënshkruar mendoj se e kemi mbështetjen e Perëndimit”.

-Nëse qeveria shkel këtë marrëveshje, ju mund të largoni mbështetjen tuaj?

“Po absolutisht, dakord 100%”.

-Cilat do të jenë priroritet kryeësore të qeverisë?

“Tre gjëra; lufta kundër korrupsiont, drejtimi në Bashkimin Europian edhe stabilitet ekonomik pasi jemi në probleme të mëdha ekonomike”.

-Çfarë raporte keni me Shqipërinë dhe Kosovën?

Shumë të mira. Me mjaft politikanë njihem, edhe me disa prej tyre janë shok i ngushtë. Nuk jam shumë prezent në jetën publike si diuksh që ka qenë 20 vite. Por jam i gatshëm për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm”.  /tvklan.al




Të ngjashme