Një shqiptar nga Kosova ka sulmuar me thikë dhe i hodhi acid në fytyrë bashkëshortes së tij 37-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në Forli të Itali. Policia thotë se 43-vjeçari nga Kosova pati një zënkë me gruan e tij.

Nga hetimet paraprake mendohet se konflikti mes tyre nisi për motive xhelozie. Më pasi ai qëlloi bashkëshorten me thikë dhe i hodhi acid në sy. Kanë qenë fqinjët e çiftit që dëgjuan të bërtiturat dhe më pas njoftuan policinë.

Shqiptari nga Kosova mori dy fëmijët dhe u largua me makinë. Ai është shpallur në kërkim nga autoritetet. Kurse 37-vjeçarja ndodhet në spital dhe është në gjendje të stabilizuar jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë ajo po mbahet në vëzhgim nga mjekët. Policia italiane ka ngritur akuza vrasje e mbetur në tentativë nga shqiptarit që ndodhet në arrati.

/tvklan.al