Itali- Një sherr banal bëri që shqiptari Hakil Manaj të përfundonte në burg dhe më pas ndaj tij të ekzekutohej masa “arrest shtëpie”. Por, 43-vjeçari me banim në Lonigo e ka thyer masën e dhënë nga autoritetet italiane.

Shqiptari kishte dhunuar një të ri në fytyrë i cili ka përfunduar në spital për 7 ditë. Grindja e tyre ka ndodhur për motive banale, bëjnë më dije mediat italiane.

Manaj është arrestuar për thyerje të masës së sigurisë dhe pritet të merret vendimi ndaj tij.

/tvklan.al