Shqiptari trafikon kanabis me motor në Greqi

Shqiptari trafikon kanabis me motor në Greqi

13:36 07/10/2019

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në zonën e Igumenicës për trafik të lëndëve narkotike.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, po transportonte me motor 15 pako me drogë. Ato i kishte fshehur në bagazhet e motorit dhe në një çantë shpine.

Pas peshimit, rezultoi se bëhej fjalë për 16.3 kg kanabis sativa. Autoritetet greke sekuestruan lëndën narkotike, dy celularë dhe motorin e 36-vjeçarit shqiptar. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT