Një shqiptar u ka shpëtuar për mrekulli të shtënave me armë zjarri në një kompleks lojërash në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një person i armatosur nisi të qëllonte duke lënë disa persona të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur. Mediat e huaja raportojnë për 2 të vdekur, ndërsa viktima e tretë është autori i cili u vetëvra.

Tmerrin me sy e ka parë edhe 19-vjeçari shqiptar Drini Gjoka, i cili është lënduar lehtë, pasi plumbi e ka prekur në gisht. Në Twitter ai ka përshkruar situatën e rëndë.

Foto: Shqiptari Drini Gjoka

Drini Gjoka

“Dita më e keqe e jetës sime. Jam me fat. Plumbi më preku në gisht. Kurrë më nuk do të marr asgjë për të mirëqenë. Jeta mund të të shkurtohet në çast. Nëse nuk e kam thënë më parë, do ta them tani: Ju dua të gjithëve

“, shkruan ai në rrjetet sociale.

Autoritetet amerikane thonë se ngjarja ndodhi një turneu të video-lojërave që po mbahet në Jacksonville. Zyra e sherifit deklaroi se po kërkonin për persona të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në të shtënat me armë. 

/tvklan.al