Kush është i riu shqiptar që u vra në Bari



Kush është i riu shqiptar që u vra në Bari

18:49 11/03/2021

Detajet e para nga ngjarja

Një 28-vjeçar shqiptar mbeti i vrarë këtë të enjte në Itali pasi u qëllua me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në lagjen Liberta të Barit, në rrethana ende të paqarta. Viktima është identifikuar si Santino Xhyra.

La Gazzetta del Mezzogiorno sjell disa prej detajeve të para nga kjo ngjarje, e cila ndodhi pak para orës 16:00. Duke cituar informacione paraprake të policisë, media italiane shkruan se i riu shqiptar u vra në shtëpinë e tij, e cila ndodhet në një rrugë në të cilën jeton bashkëshortja e një bosi të mafies së zonës.

Po sipas La Gazzetta del Mezzogiorno, viktima nuk rezulton të ishte pjesë e botës së krimit, ndonëse kishte precedentë të lehtë penalë.

28-vjeçari dyshohet se u vra nga një person i cili, pasi hapi portën e godinës, u ngjit në apartamentin e të riut dhe hapi zjarr në drejtim të tij.

Shqiptari u dërgua në spital nga një makinë private, me gjasë sipas mediave fqinje, nga një bashkëkombës i tij. Ai kishte marrë 3 plumba pistolete në kraharor dhe bark dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk mundi të mbijetonte. Ishin bluzat e bardha që njoftuan policinë.

Disa vite më parë, më 29 Gusht të 2014-s, në të njëjtën zonë mbeti i vrarë Florian Mesuti, pasi ndërhyri për të shuar një zënkë mes një minoreni nga Bari dhe një bashkëkombësi./tvklan.al







Të ngjashme