Ngjarja ndodhi kur po transportohej nga spitali në qeli

Mediat greke kanë zbuluar një tjetër ngjarje të rëndë që vjen nga burgjet e vendit fqinj. Një 38-vjeçar shqiptar i dënuar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur brenda në furgonin e policisë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, por është zbuluar këtë të diel. I burgosuri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ishte duke u transportuar nga spitali i Amfisës në burgun e Malandrinos.

Të njëjtat burime thanë se 38-vjeçari i dënuar për vepra të ndryshme penale është varur me lidhëse këpucësh te dritarja e furgonit. Shqiptari ishte dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spital dhe ngjarja ka ndodhur gjatë kthimit.

Rrethanat dhe motivet janë ende të paqarta. Mediat greke shkruajnë se autoritetet kanë nisur një hetim për ta zbardhur atë, por nuk ka ende zyrtarë të akuzuar. Kjo ngjarje ka ngritur edhe një herë shqetësimin për mënyrën e trajtimit të të burgosurve në Greqi dhe kushtet e sigurisë së mbajtjes së tyre.

Tv Klan