Një 32-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë Italiane, pasi iu zbulua skema e vjedhjeve seri.

Shqiptarit, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, gjatë momentit të arrestimit i janë gjetur 5 mijë euro, 2 telefona dhe një tabletë, të cilat i kishte vjedhur përgjatë ditëve në zonën e Borgosesia.

Gjithashtu atij i është gjetur edhe një pasaportë me identitetet e një shqiptari tjetër, si dhe “mjetet e punës” që i nevojiteshin për të kryer vjedhjet, një shkop bejsbolli dhe një daltë.

Policia arriti ta identifikonte dhe të binte në gjurmët e hajdutit, pas shqyrtimit të disa kamerave sigurie në biznese të ndryshme ku kishte kryer vjedhjet. /tvklan.al