Në Minsk të Bjellorusisë u zhvillua të dielën për herë të gjashtë, festivali i muzikës evropiane për fëmijët, “Junior Eurovision Song Contest”. 20 konkurrentë nga vende të ndryshme të botës morën pjesë. Çmimi i parë shkoi për Poloninë, ndërsa Franca u rendit e dyta.

Pjesë e konkursit ishte dhe 10-vjeçarja nga Shqipëria Efi Gjika, e cila konkuronte me këngën “Barbie”. E veshur e gjitha me rozë, vogëlushja ndezi sallën me performancën e saj.

Edhe pse titulli i këngës mban emrin e kukullës më të famshme, mesazhi që përcillte ishte krejt ndryshe. Efi përmes këngës, kërkoi që fëmijët të mos trajtohen si kukulla, por të shihen si çdo person tjetër që ka dëshira dhe kërkon të arrijë dicka në jetë.

Kënga “Barbie” ishte një nga më të pëlqyerat të konkursit, duke u rënditur e treta në klikime. Megjithatë nuk arriti të klasifikohej as në 5 këngët më të votuara, duke u pozicionar në vendin e 17.

Tv Klan