Shqiptarja në Greqi që synon Parlamentin Europian

Shqiptarja në Greqi që synon Parlamentin Europian

15:35 25/05/2019

Grekët votojnë të dielën në zgjedhje të dyfishta, për Parlamentin Europian dhe në zgjedhjet lokale. Mes kandidatëve për 21 vendet që i takojnë Greqisë në Parlamentin Europianë ka edhe shqiptarë.

Më e promovuara është Eda Gemi, eksperte e Shkencave Politike, e njohur si aktiviste për të drejtat e shqiptarëve në Greqi, studiuese dhe pedagoge. Ajo është pjesë e Lëvizjes për Ndryshim, që dikur njihej si PASOK.

Kandidimi i saj ka për qëllim të promovojë aspiratat e shqiptarëve nëpër Europë. Kandidatja shqiptare ka edhe një mesazh për bashkatdhetarët e saj.

Krahas saj, në zgjedhjet europarlamentare në Greqi kandidojnë edhe 2 shqiptare të tjera, për parti më të vogla.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT