Shtatë mënyra se si mund të rrisni besimin tuaj pa qenë mendjemëdhenj

Shtatë mënyra se si mund të rrisni besimin tuaj pa qenë mendjemëdhenj

18:28 24/09/2022

Ka shumë arsye pse disa njerëzve u mungon vetëbesimi dhe përvojat e kaluara janë një prej tyre. Mënyra se si dikush është rritur dhe trajtuar si fëmijë mund të ndikojë në të gjithë qëndrimin e tyre në të ardhmen. Gjithashtu, në kohën e sotme, marketingu i produkteve synon t’i bëjë njerëzit të ndihen sikur u mungon diçka, në mënyrë që blejnë një produkt për të mbushur atë boshllëk.

Më poshtë janë listuar 7 këshilla që ju ndihmojnë të rrisni vetëbesimin.

1. Edhe pse diçka ju duket e pamundur, provojeni

Ndonjëherë njerëzit priren të përqendrohen në gjërat që ata mendojnë se janë të pamundura duke lënë negativitetin të rrjedhë në jetën e tyre. Kur momente të tilla shfaqen para jush, thojini vetes se mund ta provoni. Nuk ka turp të provosh dhe nëse ia del mbanë, do t’i dëshmosh vetes se asgjë nuk është e ndaluar për ty.

2. Përballuni me frikën dhe fitoni kontrollin e jetës suaj

Kur e lëmë frikën të na pushtojë, ne priremi të humbasim kontrollin e jetës sonë dhe gjithashtu të humbasim besimin tonë. Pra, në vend që t’i dorëzohemi frikës sonë më të madhe, ne mund të vendosim ta shikojmë atë drejt e në sy. Është e vetmja mënyrë për ta pushtuar dhe për ta lënë pas një herë e përgjithmonë. Është një fitore personale që na tregon se si mund të kemi kontrollin e jetës sonë pa marrë parasysh çfarë.

3. Mos e krahasoni veten me të tjerët

Në një studim të vitit 2018, studiuesit zbuluan se njerëzit që e krahasojnë veten me njerëzit në mediat sociale ndjejnë shumë zili. Dhe duke qenë se ndiheshin ziliqarë ndaj njerëzve të tjerë, ata gjithashtu nuk e pëlqenin veten e tyre. Për ta mposhtur atë, duhet t’i kujtoni gjithmonë vetes sukseset tuaja në jetë dhe gjërat që keni arritur deri më tani. Ajo që shihni në internet nuk është gjithmonë e vërtetë.

4. Jini të sigurt

Stresi dhe mungesa e vetëvlerësimit është ajo që shpesh i bën njerëzit të kenë mungesë sigurie në aktivitetet e tyre të përditshme. Por kjo është një aftësi shumë e rëndësishme komunikimi që i bën të tjerët t’ju respektojnë dhe tregon se jeni gjithmonë në mbrojtje të të drejtave tuaja. Mënyra se si qëndroni dhe mënyra se si i shprehni fjalët tuaja luan një rol të madh në dëgjimin dhe respektimin e mendimit tuaj. Ju nuk duhet të jeni të turpshëm kur kërkoni të drejtat tuaja themelore.

5. Kujdesuni për mendjen dhe trupin tuaj

Ka katër gjëra për të cilat truri dhe trupi juaj kanë nevojë: Dietë e mirë, stërvitje, gjumë dhe meditim. Dhe këto janë gjithashtu aktivitete që ju ndihmojnë të rrisni vetëbesimin dhe të dukeni më të sigurt në shoqëri. Të katër këto aktivitete janë vërtetuar se rrisin vetëvlerësimin dhe besimin.

6. Mos kini frikë të merrni meritat për arritjet tuaja

Disa njerëz kanë frikë se mburrja për arritjet e tyre do t’i bëjë ata të duken arrogantë dhe kryelartë. Por, kjo është e gabuar, pasi t’i bëni të ditur shefave tuaj arritjet tuaja, mund të jetë shumë e dobishme për ju. Jo vetëm kaq, por do të ndiheni mirë edhe me veten duke e ditur se puna juaj e mirë njihet nga ata që kanë më shumë rëndësi. Sigurisht, duhet të siguroheni që përdorni gjuhën dhe qëndrimin e duhur.

7. Mësoni një aftësi të re

Askush nuk di gjithçka ose nuk është i përsosur, që do të thotë se rritja është gjithmonë një opsion. Ju mund t’u drejtoheni podkasteve dhe librave për frymëzim dhe të filloni të punoni në aftësitë tuaja. Ndërsa njohuritë tuaja vazhdojnë të rriten, do të shihni se vetëbesimi juaj gjithashtu ngrihet në qiell në mënyrën më të mirë të mundshme.  /tvklan.al





Të ngjashme