Rama: Kanë bërë krenarë Shqipërinë dhe Kosovën, rritje të pagave për ushtarakët

Shtatë sportistë elitarë do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Gradën kolonel do e mbajë Luiza Gega (Kampione Europe në atletikë), Briken Calja (Kampion në peshëngritje), Majlinda Kelmendi (Kampione Olimpike xhudo), Erkand Qerimaj (Kampion Europe në peshëngritje), Alban Beqiri (Kampion Ballkani në boks), Distria Krasniqi (Kampione xhudo), Nora Gjakova (Kampione xhudo).

Në ceremoninë e gradimit të sportisëtve, kryeministri Edi Rama vlerësoi suksesin e tyre në Europë dhe në botë, duke theksuar se kanë bërë krenarë Shqipërinë dhe Kosovën.

“Ministri tha këta 7 kolonelë dhe kolonele kanë ngritur lart nëpër botë flamurin kuq e zi. Në fakt kanë ngritur flamurin kuq e zi dhe dhe flamurin verdh e blu të Kosovës dhe sot ata janë të gjithë  bashkë. Të bashkuar nën flamurin kuq e zi.”

Kreu i qeverisë ftoj të rinjtë që të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura, duke u zotuar për rritje të pagave për këtë kategori.

“Ushtarakët tanë do të paguhen me mesataren e lartë të NATO-s dhe kjo do të ndodhë jo pas 10 vjetësh, por në pak vitet që vijnë.

Të gjithë sportistët që do të mbajnë gradën Kolonel, përveç kontributit që do të japin në Forcat e Armatosura, do të përfitojnë pagën e kolonelit deri në daljen në pension.

Sportistët që do jenë pjesë e Forcave të Armatosura:

Luiza Gega – Kampione Europe në atletikë

Briken Calja – Kampion në peshëngritje

Majlinda Kelmendi – Kampione Olimpike xhudo

Erkand Qerimaj – Kampion Europe në peshëngritje

Alban Beqiri – Kampion Ballkani në boks

Distria Krasniqi – Kampione xhudo

Nora Gjakova – Kampione xhudo

Klan News