Shtatori dyfishon numrin e turistëve


Shtatori dyfishon numrin e turistëve

18:04 20/11/2023

Rriten me 87% edhe netëqendrimet në hotele

Muaji Shtator ka konfirmuar ecurinë pozitive që sektori i turizmit përjetoi edhe gjatë 8 muajve të parë 2023.

Sipas shifrave të publikuara nga Instituti i Statistikave, gjatë këtij muaji janë 70% më shumë vizitorë që kanë hyrë në vendin tonë se Shtatori i vitit që lamë pas.

Në të njëjtën linjë kanë ecur dhe netëqëndrimet në strukturat akomoduese, tek të cilat rezultojnë 87,8 % më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Temperaturat e favorshme dhe kushtet e mira klimaterike mesdhetare që shoqëruan muajin e parë të vjeshtës kanë bërë që peshën më të lartë të vizitorëve të huaj ta mbajë bregdeti i Durrësit, Lezhës e Shkodrës, pa lënë pas edhe jugun.

Sa i përket rajoneve, numrin më të lartë të vizitorëve jo-rezident të akomoduar e mban ai i Veriut, ku ka patur një rritje me 3 herë më shumë.

Për Shtatorin, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe njësive të ngjashme” është 32,4 %, kundrejt 23,0 % që ishte në muajin Shtator 2022.

Sipas INSTAT gjatë muajit shtator në vend kanë hyrë 1.1 milionë turistë ndërsa në total parashikohet që në Shqipëri përgjatë gjithë viti kjo shifër të arrijë në mbi 10 milionë shtetas të huaj.

Tv Klan










Të ngjashme