Prezantuesja Bora Zemani është nënë e një djali, të cilin e solli në jetë kur ishte vetëm 22-vjeçe. Në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan”, ajo rrëfeu frikën më të madhe që kishte gjatë shtatzënisë. Prezantuesja tha se duke qenë në moshë fare të re, i druhej faktit që nuk do t’i rikthehej më rutinës së përditshme. Megjithatë, siç pohon edhe vetë, çdo frikë u shua në momentin që ajo mbajti për herë të parë në krahë të birin.

Alketa Vejsiu: Si ka qenë shtatzënia për ty?

Bora Zemani: Shumë e bukur në fakt, unë e kam përjetuar shumë bukur. Një frikë kam patur, sepse unë jam bërë mami shumë e re. 22-vjeçe isha shtatzënë dhe e vetmja frikë që mund të them se kisha ishte fakti që ndoshta nuk do t’i kthehesha më si më parë rutinës time, sepse vëmendja ime do të ishte absolutisht tek djali.

Alketa Vejsiu: Si ishte momenti i lindjes, kur ta dhanë në duar për herë të parë?

Bora Zemani: Gjëja më e mrekullueshme që kam parë në jetën time, ishte dashuri në shikim të parë. Unë nuk e di në ka fjalë për ta përshkruar atë moment.

Alketa Vejsiu: Çfarë the në këtë moment, u përlote? Ai qau?

Bora Zemani: Jo ishte totalisht pa fjalë. Thoja si ka mundësi të ndodhë një gjë e tillë./tvklan.al