Disa ditë më parë këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka komentuar tek një foto e blogeres Vjosa Muriqi e cila shihej me barkun e rrumbullakosur. Këngëtarja i shkruan “urime zemër” dhe blogeria ia kthen “urime edhe ty”.

Nga ky koment filloi të aludohej se Xhensila është në një pritje të ëmbël dhe do bëhej nënë për herë të dytë.

Këtyre thashethemeve këngëtarja i është përgjigjur me një video nga palestra e cila shihet në super formë dhe shumë elegante.

Me këtë video këngëtarja ka mohuar të gjitha aludimet që janë ngritur në mediat sociale këto ditë. /tvklan.al