Një rrugë në Bolivi e njohur si “shtegu i vdekjes” është kthyer në një parajsë për jetën e egër. Bimësia lulëzoi në këtë vend të vdekur derisa një rrugë tjetër që lidhte kryeqytetin La Paz me Amazonën u hap në vitin 2007.

Bimët, gjitarët dhe specie të egra zogjsh tashmë kanë mbushur këtë shteg dikur të shkretë, ku qindra njerëz vdiqën në vitet 1999-2003.  Kjo ishte periudha kur rruga  mori emrin famëkeq pasi shumë njerëz humbnin jetën ndërsa përpiqeshin të lëviznin në të.

Shoqata e Ruajtjes së Jetës së Egër thotë se rruga e re ndihmoi jo vetëm në shpëtimin e jetëve të njerëzve, por edhe në biodiversitetin e natyrës./tvklan.al