Balfin Group, një bashkëpunëtor shumë i rëndësishëm i Fundjavë Ndryshe

Kryefamiljari i familjes Poka ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë, duke lënë jetimë katër fëmijë të vegjël. Së bashku me fëmijët, Shkurtja jetonte në një shtëpi të rrënuar, pa asnjë kusht. Banonin në fshatin Tejmollë, në qarkun e Kukësit. Në fshat nuk kishte as spitale e as qendër shëndetësore, më e afërta ishte më shumë se dy orë në këmbë. Po ashtu edhe shkolla, fëmijët duhet të ecnin për dy orë çdo ditë, të rrezikuar nga rruga e vështirë që ndodhej në një shpat mali. Njëkohësisht i trembeshin edhe kafshëve të egra kur kalonin në pyll. Shkurtja ishte azmatike dhe kishte nevojë për mjekim. Familja kërkonte të shpërngulej nga zona, pasi e kishte të pamundur jetesën atje. Në bashkëpunim me Tirana Bank dhe Balfin Group, Fundjavë Ndryshe i dhuroi një shtëpi të re familjes Poka në Golem.

Mirela Milori: Do të ndalemi në një bashkëpunëtor shumë të rëndësishëm të Fundjavës Ndryshe, Balfin Group, Tirana Bank. Janë emra shumë të mëdhenj.

Arbër Hajdari: Fundjava Ndryshe ka pasur një mori shumë të madhe njerëzish që janë angazhuar. Njerëz të thjeshtë të këtij vendi, njerëz me rrogë, por edhe biznese të mëdhadhe të fuqishme. Një ndër to është edhe Balfin Group që ka tashmë një histori me Fundjavën Ndryshe, ka një historik të aktiviteteve të përbashkëta, sipas propozimeve të Fundjavë Ndryshe.

Mirela Milori: Bashkëpunime në fakt që kanë qenë konkrete, nuk kemi të bëjmë thjeshtë dhe vetëm me iniciativa dhe me mbështetje morale, apo jo?

Arbër Hajdari: Jo tashmë prej 4 vitesh kemi të bëjmë me aktivitete që kanë një historik dhe kanë një vlerë goxha të madhe monetare që janë të shtrira në gjithë vendin, nga Balfin Group.

Për të folur rreth këtyre bashkëpunimeve, në studion e “Historia e Fundjavës” ishte Ornela Kastrioti, Drejtore e Komunikimit në Fashion Group Albania, pjesë e Balfin Group.

Mirela Milori: Vlerësim shumë i madh nga ana jonë, për ju që i ndërruat jetën. Unë e them gjithmonë, njerëz që japin një strehë mbi kokë, një çati mbi kokë, të ndërrojnë jetën dhe këto nuk janë gjëra të vogla.

Arbër Hajdari: Është e vërtetë. Është fillimi i një jete të re për familjen Poka. Ishte me një prind, me 4 fëmijë jetimë të vegjël. Jetonin me kafshët e egra shumë larg qytetit./tvklan.al