Shtëpia e Bardhë: 400 milionë maska ​​falas




Shtëpia e Bardhë: 400 milionë maska ​​falas

21:20 20/01/2022

Administrata e presidentit Joe Biden do të vërë në dispozicion 400 milionë maska të një cilësie të lartë për qytetarët amerikanë duke filluar nga java e ardhshme. Shtëpia e Bardhë njoftoi  se maskat do të jenë të disponueshme në çdo farmaci dhe qendra shëndetësore të komunitetit në të gjithë vendin.

Administrata do të fillojë shpërndarjen e maskave në fund të kësaj jave”, tha Shtëpia e Bardhë.

Disa ekspertë të shëndetit publik kanë kritikuar presidentin Biden se nuk ka bërë sa duhet  për të inkurajuar qytetarët të mbajnë masa pasi numrat e shtrimeve në spitalet Covid janë rritur për shkak të variantit Omicron.

Kjo është përpjekja  më e madhe  nga qeveria amerikane që nga fillimi i pandemisë. Administrata Biden dërgoi më shumë se 30 milionë maska ​​​​në vendet me rrezik të lartë gjatë vitit të kaluar.

Klan News













Të ngjashme