Shtëpia e Bardhë ka kërkuar sot nga Organizata Botërore e Shëndetësisë të ndërmarrë hapa shtesë për të përcaktuar origjinën e Covid-19.

Në një deklaratë për mediat, Shtëpia e Bardhë thotë se hetimi i OBSH nuk ka përmbushur pritshmëritë e Shteteve të Bashkuarave dhe aleatëve të saj.

Ekziston një fazë e dytë në këtë proces që ne besojmë se duhet të drejtohet nga ekspertë ndërkombëtarë dhe të pavarur. Ata duhet të kenë qasje të pakufizuar në të dhëna.

Ata duhet të jenë në gjendje të bëjnë pyetje për njerëzit që janë në terren në këtë moment në kohë dhe ky është një hap që OBSH mund të bëjë, “u tha gazetarëve sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Edhe OBSH ka premtuar se do të bëjë një rihetim për origjinën e Covid, pasi në Kinë nuk kanë pasur disa vështirësi për gjatë hetimit të tyre./tvklan.al