Shtëpia e Bardhë refuzon hetimin për Trump

Shtëpia e Bardhë refuzon hetimin për Trump

15:04 09/10/2019

Debat në Twitter me ish-kandidaten Hillary Clinton

Shtëpia e Bardhë refuzon të bashkëpunojë me anëtarët demokratë të Kongresit, që duan të nisin hetime ndaj Presidentit Trump. Demokratët kërkuan që Shtëpia e Bardhë t’u jepte disa dokumente të brendshme që hedhin dritë mbi dyshimet se Trump ka mbajtur peng ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës për të detyruar Presidentin Zelensky të nisë hetime ndaj rivalit të mundshëm Joe Biden, që do t’i dëmtonin popullaritetin para presidencialeve të 2020-ës.

Në një letërpërgjigje prej 8 faqesh, zëdhënësit e Shtëpisë së Bardhë shkruajnë se hetimi që duan të hapin demokratët shkel paanshmërinë themelore të një procesi kushtetues, pasi procedurat nuk janë nisur me votim ashtu siç kërkon Kushtetuta.

Departamenti Amerikan i Shtetit e ndaloi ambasadorin amerikan në BE Gordon Sondland të dëshmojë në Komisionin e Inteligjencës në Dhomën e Ulët, pasi ai konsiderohet si një ndër dëshmitarët kyç të kësaj afere.

Si të mos mjaftonte kjo, Donald Trump u përfshi në një debat në Twitter me Hillary Clinton, pasi e ironizoi duke i bërë thirrje të hyjë në garën demokrate për të nxjerrë jashtë Elizabet Uorrenin, të cilën sondazhet e rendisin të dytën. Clinton iu përgjigj Trumpit në Twitter duke i thënë, “Mos më tundo ta bëj, bëj punën tënde”. Përplasja mes kaq po aq e ashpër qëkurse u përballën në garë për President të Shteteve te Bashkuara.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT