Shtetet e Bashkuara  të Amerikës do të përballen me “disa javë të vështira” për shkak të variantit Omicron të koronavirusit.

Numrat e rasteve janë të larta, spitalet janë të mbingarkuara,” u shpreh Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Shëndetin Publik, Vivek Murthy.

Në një intervistë për emisionin “This Week” të televizionit ABC ai tha se autoritet amerikane po bëjnë përpjekjet maksimale për testimet   në mënyrë që cilido që  ka nevojë t’i ketë ato.

Murthy  e cilësoi zhgënjyes vendimin e Gjykatës së Lartë për të bllokuar urdhrin e administratës së Presidentit Joe Biden sipas së cilit 84 milionë punonjës në bizneset e mëdha të vendit të vaksinohen ose të testohen periodikisht. Dr. Murthy deklaroi se administrata Biden “inkurajon kompanitë” t’i bëjnë të detyrueshme vaksinat për punonjësit e tyre, pasi shumë kompani e kanë bërë një gjë të tillë, ndërsa disa jo.

SHBA aktualisht po regjistron rreth 800,000 raste të reja dhe afro 2,000 vdekje në ditë, megjithëse ka sinjale se rritja e rasteve me Omicron ka arritur kulmin në disa pjesë të vendit dhe nuk po rriten më.

Klan News