Veliaj: Ky është muzeu i së ardhmes

Shumë shpejt shtëpia e gjeniut të letrave shqipe Dritoro Agolli, do të jetë shtëpia e të gjithëve, sepse ajo do të kthehet në shtëpi muze. Lajmin që Tiranës do t’i shtohet një tjetër muze identitar e bëri të ditur kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj të cilën e quajti muze të së ardhmes.

“Ndoshta, ky është muzeu i së ardhmes, një muze që jeton në ekosistemin e komunitetit. Kush vjen në këtë pallat mund të vizitojë shtëpitë e dy ikonave të letërsisë tonë, Dritëro Agollit dhe Ismail Kadaresë, që ndahen vetëm nga një kat”.

Por pas kësaj iniciative, kryebashiaku nuk harroi të theksojë edhe rikonstruksionet e të tjera godinave të rëndësishme dhe histori kulturore.

“Për këdo ka nevojë që të bëjmë një bilanc, kujtoj se nga viti 2015-të rikthyem Pazarin e Ri, rikthyem Kalanë e Tiranës, rikthyem kinemanë ‘Maks Velo’, këtë pallat, këto dy shtëpi muze, “Shtëpia me Gjethe”, “Bunk’Art”. Pra, sot Tirana ka shumë stacione. U rikthye më në fund edhe Hotel “Dajti” dhe besoj se bashkë me Guvernatorin do të kemi shumë shpejt një ekspozitë të Ibrahim Kodrës për ta hapur zyrtarisht”.

Kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur gjithashtu se shumë Tiranës do t’i shtohen edhe dy muze të tjerë ai etnografik, dhe muzeu BESA.

Tv Klan