Vendimi nga qeveria,  shorti do të ndahet në Ditën e Pavarësisë së Meksikës

Qytetarët në Meksikë mund ta fitojnë shtëpinë e bosit të drogës  “El Chapo” , për vetëm 250 pesos (16 dollarë).

Vlera e saj është 184,000 dollarë, por qeveria meksikane ka vendosur që përmes një lotarie të mund ta fitojë kushdo me pak fat, vetëm me 16 dollarë, çmimi i biletës për t’u bërë pjesë e kësaj loje.

Shorti do të përfshijë gjithashtu një rezidencë që i përkiste ish-udhëheqësit të kartelit Juárez Amado Carrillo, bosit të kartelit i cili u bë i famshëm për sistemin e tij të tregtimit të drogës me avionë dhe anije gjigante.

Në këtë shtëpi ai realizoi një nga arratisjet më dramatike teksa ai mundohej të shpëtonte nga duart e policisë.

Aktualisht “El Chapo” po vuan dënimin e përjetshëm në një burg të ShBA.

Ai ishte një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në SHBA dhe në vitin 2009, hyri në listën e Forbes të njerëzve më të pasur në botë, me një pasuri të vlerësuar prej 1 miliard dollarë.

Klan News