Stacion policie!

Shtëpia ku lindi lideri nazist Adolf Hitler, më 20 Prill të vitit 1889, do të shndërrohet në një stacion policie. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Brendshëm austriak, i cili u shpreh se më në fund ia dolën që ndërtesa e cila ndodhet në Austri të mos kthehej në një vend pelegrinazhi për neo-nazistët.

Sigurisht që e gjithë banesa do të shndërrohet dhe për ketë gjë janë ftuar arkitektë nga i gjithë Bashkimi Europian, të cilët do të paraqesin planet e tyre dhe më pas do të jetë një juri ekspertësh dhe zyrtarëve publikë që do të përzgjedhin dizajnin fitues në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.

Fati i banesës ka qenë në pikëpyetje prej shumë vitesh. Disa kanë bërë thirrje që ajo të prishet, ndërsa të tjerë argumentuan se duhet të përdoret për punë bamirësie, ose si një shtëpi pajtimi.

Qeveria ia mori me qira ish-pronarit të saj, në përpjekje për të ndaluar turizmin e ekstremit të djathë. Më pas funksionoi si një qendër ditorë për personat me aftësi të kufizuara, ndërsa në vitin 2014 u mendua të kthehej në një qendër për refugjatët, por pa sukses.

Klan Plus