Shqipëria dhe Ishujt Faroe nuk janë përballur asnjëherë mes tyre. Ishujt Faroe janë pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, e kanë një popullsi prej rreth 54,000 banorësh.

Kryeqyteti i vendit është Torshavn, që ka një popullsi prej rreth 21 mijë banorësh. Ishujt Faroe kanë një shtrirje prej 1400 kilometrash katror dhe përbëhen nga 18 ishuj kryesorë. Vendi fitoi autonomi më të gjerë nga Mbretëria e Danimarkës në 2005.

Sfida do të luhet në stadiumin e kryeqytetit, që ka një kapacitet prej 6500 spektatorësh. Temperatura parashikohet të jetë rreth 12 gradë Celcius në mbrëmjen e së martës në Torshavn. Impianti i vetëm për kompeticionet ndërkombëtare në vend, u ndërtua në vitin 1999, ndërsa në 2021 përfundoi rinovimi i tij.

Torsvëllër i është nënshtruar një rinovimi total e është shndërruar atë në një vend shumëfunksional për koncerte dhe sporte në përgjithësi, edhe pse përdoret për sfidat e futbollit.  Në vitin 2011, u vendosën prozhektorë gjigandë dhe u instaluan 6 mijë vende të reja. Fusha e stadiumit është me bar artificial dhe përmbush kërkesat e UEFA.

Klan News