Të ftuar Mitat Havari, Jonuz Begaj, Ana Lalaj, Besnik Mustafaraj, Sabri Godo, Vili Minarolli, Klement Cani, Astrit Afizi, Alma Bektashi.

Të ftuar nga Kosova që janë në kërkim të familjarëve të tyre janë: Ismet Hazrolli, Rustem Kryzim, Nurie Bytyqi.

Në këtë puntatë është trajtuar në veçanti historia e një gruaje e cila ka qenë dëshmitare okulare e masakrës së tmerrshme të Rrugoves në 29 Janar 1999 ka rrëfyer përjetimin e saj të frikshëm në emisionin “Shtëpia e të ardhurve” në Tv Klan me moderatoren Mirela Milori. Ishte një masakër e cila ndodhi menjëherë pas masakrës së Reçakut ku ishin dhe fillesat e para që sensibilizuan opinionin ndërkombëtar, kryesisht Naton që t’i kthente sytë seriozisht nga Kosova dhe mos të rrinte më në tavolinë ku ishte mbështetur prej kohësh dosja e Kosovës.

Mirela Milori: Çfarë ndodhi atë ditë në Rugovë?

Gruaja: Në Rugovë të Hasit më 29 Janar ndodhi masakra nga e cila u vranë 24 persona. Unë atë ditë ndodhesha në shtëpinë tonë.

Mirela Milori: Si ndodhi, si erdhën serbët?

Gruaja tregon se në oborrin e saj ishin strehuar rastësisht disa persona që ishin në kërkim të policisë dhe pasi ranë në gjurmë të këtyre personave, shkuan dhe ia morën burrin i cili ndodhej në treg, ia lidhën duart e çuan në shtëpi, ku panë dhe njerëzit që ishin të arratisur dhe sapo kanë arritur në shtëpi, oborri u mbush me flakë dhe barut. Ajo shprehet se familjarët ndodheshin në shtëpi dhe u mblodhën 16 veta në një dhomë.

Gruaja shprehet se burri i saj ndërroi jetë në oborrin e shtëpisë nga plumbat së bashku me 15 persona të tjerë. Kanë dalë në rrugë, kanë mbytur dhe 9 civilë të tjerë nëpër oborrët e shtëpisë së tyre dhe kanë rreshtuar 24 kufoma në oborrin e shtëpisë së saj.

Gruaja shprehet se i kanë rrahur dhe plaçkitur dhe momentet që ka përjetuar kanë qenë më të frikshmet dhe më të tmerrshmet për të. 

Gjithashtu në këtë episod është trajtuar historia e një nënë e cila humbi kontakte me vajzën e saj 1 vjeç gjatë trazirave në Kosovë në vitin 1999. Për vajzën u kujdes një fqinja e tyre dhe përmes emisionit “Shtëpia e të ardhurve”, nëna arriti të takojë vajzën e saj Pranvera pas 10 ditësh. /tvklan.al