Të ftuar Dan Everts, Evis Bozo, Nasi Lera dhe një gazetar i të mirënjohurës Le Monde.

Në një lidhje direkte me gazetarin Altin Hazizaj.

Të ftuar nga Kosova që janë në kërkim të familjarëve të tyre janë: Remzi Kavaja, Hakiu

Në puntatën e 16.4.1999 tek emisionin “Shtëpia e të ardhurve” në Tv Klan nga Mirela Milori një ndër të ftuarit ka qenë Remzi Kavaja nga Malisheva që kërkon familjen i cili ka tre muaj pa i takuar, ai ka qenë student në Prizren dhe ushtria serbe e dëboi, ai erdhi në Tiranë duke shkëputur kështu kontaktet me familjen e tij.

I ftuari tjetër nga Kosova ka qenë Hakiu, mësues që ndihmon fëmijët e Kosovës në Tiranë. Qëllimi i tij është që në bashkëpunim me mësues të Tiranës të merren më fëmijët që nga parashkollorja deri në gjimnaz. Në emision është transmetuar dhe momenti kur disa fëmijë nga Kosova kanë festuar së bashku me fëmijët shqiptare “Festën e Abetares”, ku janë përpjekur të harrojnë flakët dhe masakrat që kanë parë.

Në poezitë e tyre që kanë recituar ishin mesazhe vetëm për paqe dhe liri. Në studion e “Shtëpia e të ardhurve”, kanë qenë edhe disa fëmijë nga Kosova, të cilët kanë vizatuar shtëpitë e tyre të cilat janë djegur apo shembur gjatë luftës në Kosovë. Dy prej vajzave të vogla të cilat janë shoqe kanë treguar në emision se kanë humbur kontakte me motrat e tyre dhe shpresojnë që përmes emisionit të rilidhin kontaktet.

Në një material të transmetuar flitej edhe për lindjet e shumta të nënave kosovare në Tiranë, ku fëmijët e tyre kanë si vendlindje Shqipërinë. Ato shprehin se dëshira e tyre e madhe ishte që fëmijët të lindnin në vendin e tyre. /tvklan.al