Pushues nga gjithë bota kërkojnë të njohin kulturën

Në qytetin e gurtë, shtëpitë e larta karakteristike tërheqin më shumë vëmendjen e vizitorëve të huaj.

Në shtëpinë mbi 200-vjeçare të Zekatëve, të shumtë janë ata që kanë shprehur interes për ta zbuluar, deri nga përtej Oqeanit.

“Jam për herë të parë, vij nga Kanadaja. Më pëlqen shumë pjesa historike e qytetit”.

“Isha në kala në mëngjes, më pëlqen qyteti, edhe shtëpia ishte fantastike”.

Kjo shtëpi historike që i përkiste njerëzve më me ndikim të qytetit tregon shumë për mënyrën e jetesës së atëhershme, ku ndër të tjerat godina ndahej në shtëpi verore e dimërore.

“Pyesin me hollësi për çdo gjë, si kanë jetuar të parët, si e kanë menaxhuar gjithë këtë shtëpi”, tregon administratorja e Shtëpisë së Zekatëve.

Ka edhe vizitorë me kërkesa të veçanta.

“Para ca kohësh erdhi një italian dhe ai më tha që unë nuk dua asnjë gjë, thjesht ashtu siç është sepse duam që të flemë një natë në një shtëpi të vjetër”.

Shtëpia e Zekatëve është ndërtuar në vitin 1812. Pronarët janë kujdesur që ta ruajnë banesën si në shekullin e XIV për të treguar jetesën e banorëve gjirokastritë në atë kohë.

Tv Klan