Ky është tempulli i artë në Amridsar të Indisë që po mrekullon miliona njerëz nga e gjithë bota.

Tempulli i rrethuar me ujë dhe me një urë të madhe njihet ndryshe si “Shtëpia e Zotit” dhe është një nga vendet më të vizituara në botë.

Boja me të cilën është lyer kjo ndërtesë është prej ari dhe ky është motivi kryesor pse është kthyer në një destinacion tërheqës.

Ky vend mirëpret burra dhe gra nga e gjithë bota. Brenda mureve të këtij vendi të shenjtë shumë persona gjejnë ngushëllim dhe krahas “ushqimit shpirtëror”, shërbehen deri në 100.000 vakte falas në ditë. Kuzhina e këtij tempulli është një nga më të mëdhatë në botë.

Arkitektura, historia e ndërtesës dhe komuniteti përshkruhen nga vizitorët si tejet mbresëlënëse.

Klan Plus