“Dua që kur të rritem unë t’i ndërtoj familjes time një shtëpi të re… kur të rritem do ta bëj”.

Ishte pikërisht kjo dëshira e Xheisonit në ditëlindjen e tij të 8-të, të cilën e shprehu në skenën e spektaklit “Në kurthin e Piter Pan”, në Televizionin Klan.

Taramelja, siç e njohin ndryshe, ka bërë për vete zemrat e shqiptarëve kudo që ndodhen, por edhe të drejtueses Alketa Vejsiu dhe stafit të spektaklit.

“Ne të premtojmë një gjë, që Televizioni Klan, Alketa dhe Vera do të përpiqen shumë që të bëjnë diçka shumë të veçantë për ty dhe familjen tënde. Dhe ky është një premtim që unë e jap publikisht këtu”.

Ishin pikërisht këto fjalët e drejtueses së programit Alketa Vejsiu, kur Xheison shprehu dëshirën e tij.

E kështu, Vejsiu shkoi në fshatin Myshqeta në Tiranë, aty ku Xheisoni jeton.

“Jemi në Myshqeta, në fshatin që u bë i famshëm prej Xheison Baftit. Kemi ardhur sot këtu për t’i bërë atij një surprizë, duam të shohim se ku jeton dhe studion ky djalë që i ka rrëmbyer zemrat të gjithë gjithëve”

, shprehet Vejsiu teksa surprizon Xheisonin.

Stafi i “Piter Pan” ka vënë në dispozicion një numër llogarie bankare, Banka Credins IBAN AL74212115730000000001207788, për këdo që dëshiron të kontribuojë sadopak për t’ia bërë Xheisonit ëndrrën realitet, për një shtëpi të re për familjen e tij. Gjithashtu, stafi ka vënë në dispozicion edhe një llogari në faqen, www.gofundme.com/nekurthinepiterpanxheison.

/tvklan.al