Ky nuk është një lajm i mirë, por duhet të dini se shtëpia juaj është plot me insekte. Ata ndodhen në bodrumin tuaj, në papafingo dhe kudo. Ata janë duke u zvarritur përgjatë pllakave të dyshemesë suaj dhe dritareve. E kanë kthyer bufenë e kuzhinës suaj në një ekosistem kompleks, me mola, parazitë, grabitqarë dhe pre. Dhe ju nuk mund të bëni asgjë për këtë.

 “Ne kemi marrë mostra në shtëpitë nga vendet e të gjithë botës dhe kjo është një e vërtetë globale”

, tha entomologia e Akademisë së Shkencave të Kalifornisë. 

“Insektet nuk i respektojnë kufizimet, kufijtë që ne njerëzit kemi krijuar, ata vetëm i shohin shtëpitë tona si pjesë e habitatit të tyre”.

 “Këto gjallesa jovertebrore janë një pashmangshmëri e jetesës në planet”

, vazhdoi ajo. Trautwein dhe kolegët e saj kanë përzgjedhur shtëpi në qytete dhe fshatra rurale në Shtetet e Bashkuara, Australi, Japoni, Peru dhe Suedi. Së shpejti, ata shpresojnë të vizitojnë Afrikën dhe Antarktidën.

Në vitin 2012, ekipi bindi 50 pronarë shtëpish në Raleigh, Karolina e Veriut, për t’i bërë ata që të kërkonin insekte brenda shtëpive të tyre. Shkencëtarët kanë shpenzuar orë të tëra duke u zvarritur nëpër dysheme të shtëpive të njerëzve të zakonshëm, duke kërkuar për insekte dhe duke depozituar ata që gjenin në shishe të vogla plastike.

Në artikullin e tyre të fundit, të botuar të premten në revistën shkencore 

Raportet Shkencore

, Trautwein dhe kolegët e saj donin të kuptonin se cilat karakteristika të një ndërtese e bëjnë atë më potenciale për të “strehuar” insektet. Kështu ata shënuan çdo shtëpi në një numër parametrash: shkalla e pastërtisë; sasia e rrëmujës; prania e kafshëve shtëpiake, pesticideve, numri i dritareve dhe dyerve.

Po për çudi, asnjë nga këta elementë nuk përbënte ndryshim. Çdo shtëpi kishte një mesatare prej 100 speciesh që jetonin në të, pavarësisht se sa shpesh pastronin banorët ose sa kafshë shtëpiake kishin.

Disa krijesa, si kacabujtë, gjenden pothuajse ekskluzivisht tek ambientet e njerëzve, ata kanë evoluar për të jetuar brenda mureve, në vend të pemëve dhe barit.

Studimi trajtoi shumëllojshmërinë, në vend të sasive të insekteve, dhe ekipi ishte i shpejtë për të sqaruar se ekziston një dallim mes ambienteve te zakonshme dhe atyre të infektuara.

Por ajo beson se niveli i diversitetit të insekteve në një shtëpi është ndoshta i shëndetshëm. Trautwein vuri në dukje dëshminë në rritje se disa sëmundje moderne, të tilla si alergjitë dhe sëmundjet autoimune, mund të kenë më shumë gjasa të ndodhin sepse nuk jemi të ekspozuar ndaj mikrobeve sa kur jemi të rinj. Insektet mund të luajnë një rol të dobishëm në mbajtjen dhe përhapjen e diversitetit mikrobik në ambiente të mbyllura.

Njerëzit kanë ndërtuar shtëpitë për rreth 20,000 vjet. Edhe pse ne mund të mendojmë për veten dhe për banesat tona si larg nga natyra, realiteti është se ne jemi vetëm ‘majmunë’ që duam të ndërtojmë foletë tona të përpunuara./tvklan.al