Shtëpia muze “e harruar” e Dritëro Agollit


Shtëpia muze “e harruar” e Dritëro Agollit

20:20 13/10/2021 Objekti është mbushur me mbeturina dhe është dëmtuar, zhduket fondi i libraveNuk është një vend grumbullimi mbeturinash. Kjo është shtëpia muze e kolosit të letrave, Dritëro Agolli.Dyert dhe dritaret janë hequr. Tavanet po rrëzohen nga amortizimi. Fondi i librave është zhdukur.Gjithcka që kishte muzeu që u ngrit dy dekada më parë në zyrat e ish kooperativës në Menkulas u vodh dhe dëmtua duke zhdukur kujtimet e objektet që e lidhnin shkrimtarin e madh me vendlindjen e tij.“U shkatërrua komplet, u hoqën të gjitha dhe pastaj u kthye në magazinë”.“E kanë prishur fëmijët, i kanë thyer xhamat, ca i kanë marrë divanet, ca i morën literaturën dhe e prishën”.Objekti do t’i nënshtrohet rikonstruksionit dhe sipas bashkisë së Devollit ky proces pritet të mbyllet pas një viti. Ndërkohë për ditëlindjen e 90-të të Agollit pushteti vendor u mjaftua vetëm me një aktivitet rutinë.Klan News





Të ngjashme