Pak ditë më parë, “Stop” transmetoi rastin e qytetarit Artan Hazizaj, i cili kishte blerë një apartament në zonën e Freskut, por ishte e regjistruar në hipotekë në emër të ish-pronarit të tokës.

Artan Hazizaj :

Kam blerë një banesë në Qesarakë, komuna Dajt, 24 mijë Euro, nga këto 22 mijë Euro ja kam dhënë në dorë personit që kam blerë shtëpinë, me kontratë pronësie dhe 2 mijë Euro do të paguheshin kur të merrja në dorë hipotekën nga shoqëria Akil 2014, me përfaqësues ligjor Fatjol Birçe. Bëmë dhe një kontratë porosie tek noterja Elida Magani. Shkoj një ditë dhe e shikoj shtëpinë e bllokuar nga i pronari i tokës Naim Reçeku, ai më thotë se e ka marrë shtëpinë nga shoqëria Riviera, me përfaqësues ligjor, zotin Agim Kola.

Pronari Naim Reçeku:

Nëqoftëse ti do të shkosh në gjykatë, ti e fiton shtëpinë me gjyq? Po nuk e fiton mor çun, se nuk ke certifikatën.

Qytetari:

Unë kam paguar lekët me noter, kam bërë pagesën.

Pronari Naim Reçeku:

Le ta kesh, o të lutem shumë mos e digj vetveten me këtë mendim! Shko në gjykatë dhe ku të duash, po do marrësh veten në qafë!

Qytetari:

Shiko jemi të dy viktima dhe unë nuk e di viktimë e kujt jam.

Pronari Naim Reçeku:

Unë nuk… shiko tani, unë nuk jam viktimë ore, se unë kam certifikatën.

Qytetari:

Po noterja e dinte që këto hyrje ishin të shitura ?

Pronari Naim Reçeku:

Po s’i nuk e dinte.

Qytetari:

Po kur e dinte noterja, si ma shiti edhe mua ?

Pronari Naim Reçeku:

Ka marrë lekët ore! Në mënyrën më njerëzore, bjeri mbrapa! Kërkoji lekët ose kërkoji hyrje…

Qytetari: 

Tani si i bëhet, sepse mbani mend domethënë, e dini kontratën…?

Noterja Elida Magani:

Po, normal…!

Qytetari:

E mbani mend edhe që ia kam dhënë lekët, ulur në këto kolltuqe. Mbani përgjegjësi dhe ju, sepse edhe ju duhet t’i shihni, kur bëtë këto kontratat e porosisë. Dhe më e keqja akoma për një hyrje, ju keni bërë 3 kontrata porosie, ju, për një hyrje.

Noterja Elida Magani:

Jo s’ka ndodhur!

Noterja Elida Magani:

Është bërë lapsus ajo.

Qytetari:

Nuk e di, por ju keni bërë 3 kontrata porosie, për një hyrje.

Noterja Elida Magani:

Ka një ngatërresë.

Qytetari:

Nuk dilte në sistem kjo, që ishte e pronarit të tokës?

Noterja Elida Magani:

Nuk dalin ato! Kontratat e porosisë, janë në ajër!

Qytetari:

Unë që kam paguar lekët tek noteri dalkam i humbur..!

Noterja Elida Magani:

Jo, jo! Kjo është një kontratë, që ti ke paguar lekët dhe firma tashi është e detyruar, që…

Qytetari:

Kush m’i kthen, sepse ky s’ka lekë!

Noterja Elida Magani:

Po t’i kthejë ky, Akili.

Qytetari:

Akili s’ka lekë.

Noterja Elida Magani:

Do t’i gjejë Akili lekët.

Qytetari:

Po ku do t’i gjejë lekët?

Noterja Elida Magani:

Do t’i gjejë, ose do të japë hyrje tjetër. Po Artan, tashi kemi dalë që të të gjejmë një zgjidhje bashkë me “Rivierën”.

Qytetari tha, se Agim Kola i ka dhënë shpresë se këto probleme do të zgjidhen.

“Ishin disa probleme që kishte administratori Agim Kola me administratorin tjetër Fabiol Birçe. Këto probleme do të zgjidheshin, ai do më jepte një hyrje tjetër, ose hyrjen që unë kisha dhe do të kompensonte pronarin e tokës”

.

Gazetarja:

Zotëri… të lutem..

Administratori:

Ik, moj mu hiq qafe.

Pas vitit 2016, me ligjin që është në fuqi nëse një kontratë pronësie, ose apartament ka tre kontrata pronësie, është totalisht përgjegjësi e noteres.

Gazetarja:

Mimoza Sadushi, në cilësinë e Kryetares së Dhomës së Noterëve të Shqipërisë, emisioni “Stop” ka trajtuar plot raste abuzive nga ana e noterëve përsa i përket shitjeve disa herë të një apartamenti, noterët kur bëjnë një akt noterial janë të detyruar që këtë akt noterial ta regjistrojnë në regjistrin e tyre personal dhe në regjistrin elektronik?

Mimoza Sadushi:

Noterët kur bëjnë një akt noterial, apo veprim noterial, patjetër që duhet ta regjistrojnë, kanë një regjistër, pra që regjistrojnë, numrin e aktit, datën, emrin e personit që kryen veprim dhe llojin e aktit që është dhe nuk mund të vendosin tarifën noteriale. Brenda një afatit 10 ditor nga dita e kryerjes së aktit noterial ti hedhin në regjistrin e përgjithshëm elektronik të akteve dhe veprimeve noteriale. Në lidhje me kontratat e pronësisë që realisht ka qenë një problem shumë i madh ku ndodhte që për një apartament të bëheshin dy –tre kontrata, me persona të ndryshëm. Vazhdimisht edhe nga ne është kërkuar krijimi i një regjistri të posaçëm që të regjistroheshin këto kontrata, por udhëzimi i ri që ka dalë i i vitit 2016, ka zgjidhur dhe këtë problem. Sepse sipas këtij udhëzimi të gjitha lejet që duhet të dalin për ndërtimet të truallit duhet të regjistrohen në zyrën e regjistrimit dhe për të gjithë noterët janë të detyruar që për lejet që kanë dalë pas kësaj date, duhet të kërkojnë detyrimisht regjistrimin në zyrën e regjistrimit dhe pastaj të bëjnë kontratën e porosisë. Çdo kontratë porosisë do të çohet dhe do të regjistrohet. Kështu që kjo e shmang shitjen e një apartamenti në dy persona të ndryshëm.

Gazetarja: Po në rastet se noteri nuk i hedh të dhënat noteriale në dy regjistrat, apo nuk zbaton ligjin që ka dalë së fundi?

Mimoza Sadushi:

Në qoftë se nuk ka hedhur të dhënat, patjetër që ka bërë shpikje disiplinore, dhe ndaj këtij noteri në bazë të ligjit për noterinë, duhet të merret masa disiplinore, që fillon që nga vërejtja, deri teka masa më e rëndë që është heqja e licencës së profesionit të noterit.

Pra, Kryetarja e Dhomës së Noterësve, Mimoza Sadushi  tha se ka një ligj që shmang gabimet e noterëve dhe për këtë arsye Ministria e Drejtësie, konkretisht ministrja Etilda Gjonaj  ka urdhëruar një grup verifikimi për të gjithë punën e noteres Enida Magani, nëse e ka zbaruar këtë ligj.

/tvklan.al