Qeveria ka vendosur që t’i shpërndajë me short publik në fund të muajit Nëntor, apartamentet e reja të ndërtuara me fondet e programit të rindërtimit për të pastrehët e tërmetit të 2019.

I pyetur pas mbledhjes së qeverisë, zëvendëskryeministri ripërsëriti se nuk do të reflektohet kriza energjetike në çmime të rritura për konsumatorët familjare dhe bizneset e vogla.

Qeveria këtë të mërkurë ka vendosur të dalë për herë të pestë në tregjet ndërkombëtare për emetimin e Eurobondit.

Një vendim tjetër i Këshillit të Ministrave synon zbatimin e marrëveshjeve të Open Ballkan përmes memorandumeve me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut për lehtësimin e lëvizjes e tregtarëve.

Ministrja e Financave nuk i sheh si shqetësuese deklaratat e FMN, që sipas saj, ndan të njëjtin qëndrim me qeverinë, se ekonomia ka ardhur në përmirësim.

Tv Klan