Tirana ndodhet mes të resë së bukur dhe të vjetrës së shëmtuar. Kohët e fundit ndërtesat shumë katëshe dhe luksoze kanë mbirë pothuaj në çdo cep të kryeqytetit tonë. Por në të njëjtën kohë janë shtuar dhe ndërtesat e vjetra ku të harruar me kohën,janë shndërruar në banesa të pabanueshme. Këto pamje të krijojnë përshtypjen e një vendi ku sapo ka rënë bomba.

Ndërtesa pothuaj të shkatërruara të cilat nga momenti në moment priten të shemben. Pamje të tilla nuk janë marrë nga periferia e ndonjë qyteti të humbur por në mes të kryeqytetit. Janë me dhjetëra ndërtesa gjysëm apo një shekullore të cilët karakterizohen nga arkitektura tipike shqiptare e asaj kohe e ndërthurur me atë italiane.

Por pasojat e moskujdesit të tyre tani duket fare qartë. Gropa të mëdha të hapura në mure të vjetra të këtyre ndërtesave tregojnë vuajtjet që këto ndërtesa po kalojnë./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj