Ditët e fundit sheshi “Skënderbej” është populluar nga kioskat në formë shtëpizash, me rastin e festave të fundvitit. Një vëzhgim i emisionit “STOP” tregoi se nga 6 kioska, vetëm në 2 prej tyre e lëshojnë kuponin tatimor. Kjo ndodh në zemër të Tiranës dhe në kulmin e aksionit të luftës kundër informalitetit. Të pyetur për mungesën e kuponit tatimor, përfaqësues të bizneseve thonë se kanë aplikuar për kasë fiskale dhe janë në pritje të pajisjes.

Në 1 Tetor, grupe me inspektorë të Tatimeve, Doganave dhe Inspektoriatit të Punës nisën në terren aksionin për të kontrolluar të gjithë bizneset.

Në emisionin “STOP” janë evidentuar shumë raste të aksionit në disa zona të Tiranës, por a funskionon ky ligj edhe në qendër të saj?

Kamera e fshehtë e emisionit “STOP” iu drejtua sheshit “Skënderbej”, ku janë vendosur shumë kioska me rastin e festave të fundvitit, për të shfaqur me zë dhe figurë sesa respektohet ligji i anti – informalitetit.

Rasti 1

Qytetarja – Si jeni? Unë dua një ujë pa gaz!

Shitësi 

Çfarë donit ju vajza?

Qytetarja –  Ujë dhe të bëj pagesën!

Shitësi –

Po! Urdhëroni!

Qytetarja – Një faturë të lutem se nuk e kam për vete prandaj!

Shitësi –

Po më!

Qytetarja – Faleminderit!

Rasti 2

Shitësja –

Një kështu ë?

Qytetarja – Sa kushton?

Shitësja – 

2,150 lekë. Të ta pres një faturë?

Qytetarja – Po!

Rasti 3

Shitësi – Vajza, çfarë dëshironi?

Qytetarja – Një ujë të lutem!

(E marrim ujin pa kupon tatimor)

Rasti 4 

Shitësja – Faleminderit!

(E marrin çokollatën pa kupon tatimor)

Rasti 5

Qytetarja – Një ujë të lutem!

Shitësi

Po! Urdhëro!

Qytetarja – Mirupafshim!

(E marrin ujin pa kupon tatimor)

Rasti 6

Qytetarja – Një ujë të lutem! Sa bën?

Shitësi – 50 (lekë)

(E marrin ujin pa kupon tatimor)

Gazetarja e emisionit “STOP” ballafaqohet me 4 përfaqësuesit e kioskave, të cilët nuk e pajisën qytetaren me kupon tatimor. Ata u justifikuan me faktin se kanë aplikuar për kasë fiskale, por janë ende në pritje…/

tvklan.al