Në takimin me përfaqësues të shoqatave shqiptare në Amerikë kryeministri Rama deklaroi se themelimi i shtetit sovran urdhri i Bektashinjve është në interesin kombëtar shqiptar. Sipas tij themelimi i këtij shteti do të votohet një proces që do të jetë konform Kushtetutës dhe ligjeve ndërkombëtare ku do të shihen të gjitha aspektet legjislative.

Edi Rama: Në bazë të Kushtetutës dhe mbi bazën e ligjeve ndërkombëtare ne do të votojmë një proces që do të jetë konform Kushtetutës dhe konform ligjeve ndërkombëtare, pa asnjë diskutim, sepse kjo nuk është një gjë që e thashë unë dhe u bë. Kjo ka një proces, do të diskutohen gjërat, do të shihen të gjitha aspektet legjislative dhe pastaj në fund, unë besoj që do të triumfojë arsyeja. Në këtë gjë po ju them ka vetëm të mira, çdo gjë mund të ketë ato të vetat, por në këtë gjë unë nuk shoh asnjë gjë që mund të thuash “jo po se kjo”, asnjë.

Duke u shpjeguar përkatësinë fetare të familjes ku ai është katolik, bashkëshortja myslimane, dy kalamaj ortodoks, Rama tha se akuzat ndaj tij se po krijon një shtet islamik është një pjellë e imagjinatës.

Në dallim nga tre komunitetet e tjera fetare sipas Kryeministrit bektashinjtë shihen si një “komunitet jetim”, nuk janë as të një shteti e as të një shteti tjetër. Ky komunitet theksoi Kryeministri e ka qendrën e vet botërore në Shqipëri dhe po mbahet me mundime të mëdha.

Edi Rama: Çfarë do të thotë që të krijohet një entitet sovran? Do të thotë që statusi i këtij Urdhri të ngrihet në një nivel maksimal dhe të ketë një rrezatim përtej atij perimetri të pronës së vet.

Rama i kujtoi diasporës se vitin e ardhshëm kanë të drejtën dhe të votojnë përmes një sistemi të thjeshtë.

Klan News